Loading…

Vetëm 12% e grave në Kosovë punojnë

  • 29/03/2017 | 21:45

Vetëm 12% e grave në Kosovë punojnë

Gratë në Kosovë nuk e shohin atraktiv vendin e punës, rrjedhimisht zgjedhin të rrinë në shtëpi.


Hulumtimi i fundit dhe të dhënat e Institutit Riinvest, të cilit i referohet Lumir Abdixhiku tregon se 81% e grave në moshën e punës janë të papunësuara.

“Vetëm 12% e grave në Kosovë punojnë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku në Rubikon të KTV-së theksoi se Kosova sot në këtë pikë nuk mund të krahasohet me asnjë vend të rajonit.

“81% e grave nuk janë duke marrë pjesë në tregun e punës. E nuk është ky rast me vendet e rajonit. Në të vërtet, Kosova nuk është as si Europa, as si Azia e Afrika. Është vetëm si pesë vende në botë, e që ato janë në luftë, si Palestina e Iraku”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë