Për shkak të luftërave, bota është duke u shndërruar në një vend çdo herë e më shumë në një rrezik gjithëpërfshirës, dhe tani vetëm 10 shtete konsiderohen si tërësisht të lira nga konflikti, transmeton Gazeta Metro.
Si pasojë e konflikteve në Lindjen e Mesme, mungesa e zgjidhjes së krizës së refugjatëve dhe rritja e vdekjeve nga incidentet terroriste kanë kontribuar që bota të jetë më pak paqësore në 2016, për dallim nga viti i kaluar.
Sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe, që përpilon këtë indeks tashmë prej 10 vitesh, vetëm Botsëana, Kili, Kosta Rika, Japonia, Mauritania, Panamaja, Katari, Zvicra, Uruguai dhe Vietnami nuk janë në konflikt./gazetametro.net