Loading…

Vetëm 10 minuta dhe katër artikuj, do të keni tortë çokollate të shkëlqyeshme

  • 31/01/2023 | 19:13

Vetëm 10 minuta dhe katër artikuj, do të keni tortë çokollate të shkëlqyeshme

Nëse dëshironi të hani tortë, i keni dhjetë minuta kohë dhe këta katër artikuj, do ta plotësoni dëshiron tuaj.


Do t’ju nevojiten këta artikuj:

▪ 4 vezë
▪ 200 g çokollatë të zezë
▪ 100 g gjalpë
▪ një kore portokalli të grirë në rende

Përgatitja:

Mu ashtu siç është treguar në video, do të shkrini çokollatën në avull, ndërkaq në enë të veçantë i tundni vezët dhe gjalpin.

Ngadalë shtoni në vezë çokollatën e ftohur e të shkrirë, duke i përzier tërë kohës.

Në fund shtoni korën e portokallit të grirë në rende, qiteni në enë dhe piqeni në 180 gradë rreth 20-25 minuta.

E pra, torta juaj është e gatshme!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë