Loading…

Vetëm 10 ditë fushatë zgjedhore

  • 11/05/2017 | 16:39

Vetëm 10 ditë fushatë zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur sot që fushata parazgjedhore të fillojë më 31 maj dhe të përfundojë më 9 qershor.


Në dokumentin e mitratuar KQZ ka caktuar edhe afatin kohor se kur fillon dhe kur mbaron koha për regjistrim të partive dhe koalicioneve, dhe tërheqja e shortit për numrat me të cilët do të indentifikohen partitë dhe koalicionet që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se institucioni që ajo drejton, në bazë të dekretit nga presidenti ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

KQZ për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, do të u dërgojë ftesë edhe monitoruesve ndërkombëtarë.

Më poshtë lista me pikat, për të cilat ka vendosur sot KQZ:

Deklarimi për koalicione të Partive Politike do të filloj më 11 maj dhe do të përfundoj më 15 maj.

Aplikimi i subjekteve poltike dhe kandidatëve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundoj më 18 maj

Periudha për paraqitjen e përmirësimeve/korrigjimeve nga SP do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundoj më 22 maj

Certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të filloj më 19 maj 2017 dhe do të përfundoj më 23 maj 2017.

Afati i shortit të fletëvotimit, do të mbahet më 27 maj 2017.

Afati I fundit për tërheqje të kandidatëve nga shorti I fletëvotimit dhe afati i zëvendësimit të kandidatëve 24 maj 2017

Publikimi i listave të kandidatëve të certifikuar dhe më çfarëdo ndryshimi do të bëhet më 23 maj 2017.

Afati për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë fillon më 11 maj dhe mbaron më 15 maj 2017

Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 31 maj dhe do të përfundojnë më 9 qershor 2017.

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhguesve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 4 qershor 2017.

Emërimet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) do të ëbhet më 18 maj 2017.

Periudha e shërbimit të votuesve do të fillojë më 20 dhe do të përfundojë më 28 2017.

Certifikimi i listës së votuesve do të bëhet me 1 qershor 2017

Emërimet e Këshillave të Vendvotimeve do të filojnë më 27 maj dhe do të përfundonë më 29 maj 2017

Publikimi i Qendrave të votimit do të ëbhet më 15 maj 2017

Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të filloj më 15 maj dhe do të përfundoj më 22 maj 2017

Periudha e kundërshtimit dhe e konfirmimit do të filloj më 25 maj dhe do të përfundoj më 28 mkaj 2017.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë