Loading…

Vetëaksidentohet kamioni në Komoran: Policia tregon shkaqet

  • 23/03/2020 | 10:21

Vetëaksidentohet kamioni në Komoran: Policia tregon shkaqet

Gjatë mëngjesit të sotëm kanë ndodhur dy vetëaksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro ka arritur të sigurojë pamjet nga njëri prej aksidenteve ku shihet se një kamion ka dalë jashtë rrugës kryesore.

Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti përveë dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, në një përgjigje për Gazetën Metro, ka bërë të ditur se këto aksidente kanë ndodhur si pasojë e ndryshimeve atmosferike.

” Ne oret e mengjesit te sotem ne rr. Prishtine -Pejë afer Komoranit jane evidentuar dy vetëaksidente ne trafik, ku perveq demeve materiale nuk eshte raportuar per lendime ne njerëz. Duke marr parasyshe ndryshimet atmosferike, te reshurat e bores dhe ngricat qe paraqitet në rrugë gjatë kesaj periudhe kerkojme kujdes te shtuar nga drejtuesit e automjeteve, ne menyre qe te shmangen aksidentet ne pergjithesi. Policia po vepron dhe do te veproj me njesitet e saj ne funksion te zbatimit te ligjit ne trafik dhe masa rigoroze do te ndermerren ne vazhdimesi”, ka thënë Hoxha për Gazetën Metro.

 

Ndërkaq, në këtë zonë ka ndodhur edhe në aksident trafiku me të lënduar, ku në rrugën Drenas-Komoran, në fshatin Poklek, dy vetura janë aksidentuar duke shkaktuar kështu lëndime në njerëz.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmetit, dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur rreth orës 7:30.

“Rreth ores 07:30, ne rrugën Drenas -Komoran (Poklek) ka ndodhur nje aksident trafiku në mes dy automjeteve në levizje. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë pesuar dy persona. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Metro. //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë