Loading…

Vështirë se do të liberalizohen vizat këtë vit

  • 06/02/2017 | 08:48

Vështirë se do të liberalizohen vizat këtë vit

Njohësi i proceseve europiane, profesori Vigan Qorrolli, ka vlerësuar se agjenda europiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të zhvillimeve të fundit.


Ai ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian me anëtarë të rinj tani për tani është një mision i pamundur prandaj, sipas Qorrollit, edhe perspektiva Europiane e Kosovës është zbehur.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thënë se, bazuar në gjendjen aktuale, liberalizimi i vizave është i vështirë se do të ndodhë në vitin 2017.

Sipas Qorollit, kushdo që emërohet në krye të Ministrisë së Integrimit Europian, liberalizimi i vizave prapë do të vonohet dhe do të stopohet nga faktorët e jashtëm të cilët nuk janë në disponim për t’ia dhënë Kosovës rrugën që e meriton. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë