Loading…

Veseli: Votoni ata që ndërtojnë, jo ata që djegin

  • 06/06/2017 | 14:24

Veseli: Votoni ata që ndërtojnë, jo ata që djegin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Suharekës e Kosovës i duhet zhvillim ekonomik dhe një Fillim i Ri.


“Me Fillimin e Ri do të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektorin e prodhimit,  do të ketë rritje të pagave për sektorin publik”, ka thënë ai.

Veseli në një tubim me qytetarë të Suharekës ka thënë se “Fillimi i Ri është garant për sovranitetin e Kosovës”.

Ai nga këtu nuk ka lënë pa thumbuar edhe kundërshtarët politikë.

“Më 11 qershor, votoni ata që ndërtojnë e jo ata që djegin”, ka përfunduar ai, duke thumbuar kështu Lëvizjen Vetëvendosje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë