Loading…

Veseli viziton pensionistët, u premton deri në 200 euro pension

  • 21/05/2017 | 13:58

Veseli viziton pensionistët, u premton deri në 200 euro pension

I pari i PDK’së, Kadri Veseli ka vizituar dhjetëra pensionistë në Prishtinë. Ata kanë bashkëbiseduar për reformat e nevojshme në sistemin pensional.


Veseli vlerësoi lart rolin e pensionistëve kosovarë, ndërsa i siguroi se Qeveria e re do të ndërmarrë hapa të shpejtë për reformat e nevojshme në sistemin pensional të Kosovës.

“Është e domosdoshme që së pari të rritet respekti institucional për pensionistët. Ka shumë aspekte të cilat duhet të ndryshohen dhe të avancohet statusi i pensionistëve. Ju kam thënë edhe më parë kur kemi bashkëbiseduar dhe sot po ju siguroj se pensionet kontributdhënëse do ti rrisim për rreth 22 përqind. Pra pensioni minimal kontributdhënës do të jetë 200 euro”, tha kryetari Veseli.

Ai theksoi se pensionistët kosovarë kanë nevojë dhe meritojnë shumë më shumë respekt dhe lehtësira nga të gjitha nivelet institucionel, duke hequr për ta burokracitë dhe ngarkesat administrative.

“Nuk mundet me ecë Kosova përpara pa i respektuar të moshuarit. Dhe nuk ka shans ta ndërtoj të ardhmen e fëmijëve të vet, pa i respektuar të moshuarit e vet. Kështu që, nëse ka kategori që ju kemi borxh si shoqëri ata janë pensionistët”, tha Veseli.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, e falënderoi Veselin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kujdesin e treguar për pensionistët deri tani, ndërsa kërkoi që gjatë reformave të sistemit pensional të jenë të përfshirë edhe përfaqësuesit e pensionistëve kosovarë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë