Loading…

Veseli uron 11 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

  • 09/04/2019 | 12:30

Veseli uron 11 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dinjiteti i shtetit, transmeton Gazeta Metro.

Veseli në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se vetëm duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, qytetarët do ta respektojnë dinjitetin e tyre.

“Sundimi i ligjit është parimi themelor pa të cilin nuk mund të ecim përpara në përmbushjen e vizionit që kemi për shtetin, e as ta mbajmë Kosovën si një vend të shpresës, të perspektivës për të rinjtë e saj dhe për të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Sundimi i ligjit është substancë jetike e vetë qenies sonë si Komb. Kemi arritur suksese deri tani dhe mund t’i shënojmë ato me krenari, por, në rrethanat tona, duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më drejt se çdo shtet tjetër. Sepse, çmimi që dhamë dje dhe synimi që kemi sot janë të mjaftueshme për ta kërkuar këtë. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka vetëm një titullar: popullin e saj. Kjo është fryma e kushtetutës sonë. Është vetë e ardhmja jonë. Urime 11 vjetori i miratimit të Kushtetutës”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë