Loading…

Veseli: Uroj që Bajramin tjetër ta kemi xhaminë tek Ura e Ibrit

  • 21/08/2018 | 11:13

Veseli: Uroj që Bajramin tjetër ta kemi xhaminë tek Ura e Ibrit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.


Veseli është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, në organizimin tradicional të BIK-ut.

Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për më shumë paqe dashuri e solidaritet.

Kryeparlamentari gjithashtu ka shprehur edhe një dëshirë për bajramin e ardhshëm.

“Bajramin tjetër, dhashte Zoti, ta kemi xhaminë në Mitrovicë. Duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë tek Ura e Ibrit. Unë jam për ndërtimin e objekteve të kultit fetar, që janë tradicionale dhe në vendet ku ka nevojë”.

Lidhur me këtë Tërnava ka thënë se projekti dhe buxheti janë gati dhe se në momentin që krijohen kushtet do të fillojnë me ndërtimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë