Loading…

Veseli u tregon gjilanasve për ‘Fillimin e Ri’

  • 25/05/2017 | 18:02

Veseli u tregon gjilanasve për ‘Fillimin e Ri’

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli po qëndron në Gjilan.

Kadri Veseli, në bashkëbisedim me qytetarët e Gjilanit, po i njofton ata për platformën ‘Fillimi i Ri’.

Kosova, tha ai, do të vazhdojë rrugën drejt integrimeve evropiane dhe do të ruajë miqësinë e fortë me SHBA-të.

Koalicioni me AAK-në dhe Nisman, tha Veseli është koalicion i lirisë dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Por, mbi të gjitha, tha ai, është koalicion i rinisë dhe i zhvillimit ekonomik.

Veseli ka thënë se do të krijohet përspektivë për rininë, që ata të jenë të gatshëm për tregun e punë dhe për hapje të bizneseve.

Kreu i PDK’së Kadri Veseli shtoi se me 11 qershor, qytetarët kanë tri opsione para vetës; atë që nuk merr vendime të mëdha për vendin, opsionin që e rrënon vendin dhe shkëputë aleancen me SHBA-në, si dhe opsionin për vendime të mëdha për vendin.

Kryetari i PDK’së po shoqërohet nga Hajredin Kuci, ish-shefi i grupit parlamentar Zenun Pajaziti dhe kandidatë tjerë të partisë për deputetë.

PDK në zgjedhjet e 11 qershor garon në koalicion parazgjedhor me AAK’në dhe NISMA’n, me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë