Loading…

Veseli thotë se vetëm Serbia duhet ta frikësohet nga koalicioni PAN

  • 07/06/2017 | 15:05

Veseli thotë se vetëm Serbia duhet ta frikësohet nga koalicioni PAN

Lideri i PDK-së Kadri Veseli gjatë takimit me qytetarët e Pejës, tha se koalicioni PDK-AAK-Nisma, është koalicioni i fitores në zgjedhjet e 11 qershorit.


Ai tha se ky është një koalicion i dritës dhe lirisë dhe se nga ky koalicion mund të shqetësohet vetëm Serbia.

“Kam një mesazh për të gjithë ata që i frikësohen këtij koalicioni. Nuk ka askush që është shqiptar, që është qytetar i Republikës së Kosovës,  që e do shtetin e vet, që duhet të jetë i shqetësuar kur bashkohet ekipi i lirisë. A din kush duhet të shqetësohet. Vetëm Serbia duhet të shqetësohet. Nuk do ta ketë lehtë“, tha Veseli në Pejë.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli tha se Fillimi i Ri i duhet vendit, pasi që ai  do qetësi, zhvillim ekonomik dhe ndërmarrësi të fuqishme. Ai premtoi mbrojtje për ndërmarrësit, të cilët e zhvillojnë Kosovën, e po ashtu përkrahje edhe për bujqësinë. Veseli përsëriti mbështetjen për mjekët, duke thënë se nuk do të ketë asnjë mjek,  e asnjë specializant, që do të mbetet pa punë.

Ndërsa tha se fuqizimi i gruas dhe rinisë do të jetë prioritet. Ndërkaq ripërsëriti që gjatë katër viteve qeverisje, do të ketë ngritje të pagave  prej 30 përqind në sektorin publik dhe rritje të pensioneve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë