Loading…

Veseli thotë se seanca e thirrur nga opozita është inskenim i ndarjes

  • 31/08/2018 | 13:38

Veseli thotë se seanca e thirrur nga opozita është inskenim i ndarjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është konsistente dhe i qartë: Në asnjë mënyrë nuk do të lejohet cenimi i sovranitetit të Kosovës, i integritetit territorial të shtetit dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.


“Asociacioni me kompetenca ekzekutive është i papranueshëm”, tha ai.

Ai tha se thirrja e një seancë për të folur për ndarje, është inskenim i ndarjes dhe vetëm i bën dëme Kosovës.

“Kosovës i duhet konsensusi nacional për ballafaqim me Serbinë. Jo ndarja për ndarje mes vete dhe përfitime elektorale. Seanca e jashtëzakonshme për ndarje e thirrur nga opozita është demi me i madhe qe i shkaktohet Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran dhe partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare. Legjitimimi i temës se ndarjes ne institucionin e kuvendit pa fakte, pa argumente dhe me kushtetute te qarte është vetëm inskenim i lojës se papranueshme për ndarje, qe është skenar jashtë Kosove dhe SHBA dhe BE. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se ngritja e kësaj teme të rrezikshme në diskursin e brendshëm politik do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut, duke krijuar argumente pikërisht në favor të eksponentëve anti–Kosovë që dëshirojnë ndarjen e Kosovës”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë