Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, ka dhënë një ide sipas të cilës, disa nga institucionet qeveritare do të vendoseshin në Prizren.
Madje, në mënyrë të veçantë e ka përmendur Ministrinë e Kulturës pasi sipas tij, Prizreni është qyteti historik, shkruan Gazeta Metro.
‘Po që se unë fitoj në zgjedhjet nacionale, kam menduar se Ministrinë e Kulturës ta vendos në Prizren. Madje, edhe disa institucione të tjera’, ka thënë Veseli.
Siç thotë Veseli, qyteti i Prizrenit është i një rëndësie të veçantë, për këtë arsye ai thotë se duhet të barten disa nga institucionet e Kosovës.
Kryeparlamentari po u përgjigjet pyetjeve të lexuesve në emisionin “Komiteti” në Gazetën Express.