Loading…

Veseli: Të gjitha zotimet e Fillimit të Ri do të realizohen

  • 26/05/2017 | 18:04

Veseli: Të gjitha zotimet e Fillimit të Ri do të realizohen

Partia Demokratike e Kosovës po e mban një takim me të rinjtë e Prishtinës, në të cilën po merr pjesë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.


Kryetari i PDK-së tha se sonte është natë e madhe dhe një natë që shënon fitoren e Fillimit të Ri, duke shtuarse se po shihet një entuziazëm i madh për fitoren e PDK-së.

Kreu i PDK-së tha se Kosova ka nevojë për njerëzit e saj dhe ata duhet të mbështeten. Veseli deklaroi se rreth 60 mijë biznese në Kosovë do të mbështeten për hapjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës. Ai premtoi dyfishim të buxhetit për bujqësi dhe arsimim të të rinjve bazuar në nevojat e tregut, duke hapur shkolla profesionale, si dhe heqjen e taksave doganore për produktet që vijnë për nevoja të prodhimit në vend. Gratë, tha ai, duhet të mbështeten për të marrë përgjegjësi të barabartë me burrat.

Një sektor tjetër me prioritet, përmendi ai, është edhe teknologjia e informacionit, një sektor ku sipas tij mund të hapen shumë vende të reja të punës. Veseli premtoi mbështetje edhe për pensionistët dhe kategori të tjera të shoqërisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë