Loading…

Veseli takon Hellbach, diskutojnë për vizat

  • 23/11/2016 | 14:50

Veseli takon Hellbach, diskutojnë për vizat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtorin për Ballkanin Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach.

Në këtë takim, kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, aspiratat integruese dhe çështjet që duhet të adresohen gjatë kësaj periudhe.

Duke e uruar zyrtarin e lartë gjerman për detyrën e re, kryetari Veseli faleminderoi Gjermaninë për ndihmën e saj të pakursyer ndaj Kosovës në shumë drejtime, duke e konsideruar atë si njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë, mbështetje kjo e cila sipas tij është e nevojshme edhe në të ardhmen.

veseli-2

Veseli theksoi se Kosova është duke kaluar nëpër një fazë mjaft sfiduese, me çështje që duhet të adresohen sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

“Kosova është e përkushtuar t’i kryej obligimet që ajo ka para vetes”, ka thënë Veseli.

Kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach kanë biseduar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë