Loading…

Veseli takon degët e Vushtrrisë dhe Gjakovës: Mobilizim për fitoren e Kosovës

  • 29/07/2019 | 13:06

Veseli takon degët e Vushtrrisë dhe Gjakovës: Mobilizim për fitoren e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takime me kryesitë e degëve të PDK-së të Vushtrrisë e Gjakovës, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e procesit dhe mobilizimin e gjithanshëm për zgjedhjet nacionale, duke potencuar optimizmin e anëtarësisë së gjerë dhe strukturave të partisë.

Kryetari Veseli ka potencuar se PDK, nëpërmjet procesit të brendshëm zgjedhor ka përzgjedhur organet e degëve dhe organet tjera të partisë, duke u fuqizuar më tutje për sfidat politike me të cilat po përballet vendi. Ai po ashtu, ritheksoi se PDK është e gatshme për zgjedhjet nacionale, si dhe do të ofrojë platformën më të mirë politike për qytetarët.

“Ne jemi gati për zgjedhje, ashtu siç është vizioni ynë, i prezantuar në procesin e brendshëm zgjedhor, Dekada e Re, për t’u përgjigjur ndaj sfidave të zhvillimit, procesit integrues dhe të ardhmes së të rinjve tanë këtu”, theksoi Veseli.

Kryetari Veseli potencoi po ashtu se PDK si çdoherë është e gatshme të shtyjë tutje suksesshëm agjendat zhvillimore të vendit dhe agjendat integruese duke ofruar program dhe qeverisje shembullore, konform vlerave që synon vendi ynë.

“Ne kemi ofruar zgjidhje për çështjet më madhore dhe më sfiduese për vendin tonë, me oferta dhe vendimet më të mira, duke kontribuar në të gjitha proceset që vendin tonë e bëjnë shtet me institucione demokratike dhe perspektivë euro-atlantike. Por, ne jemi gati që të marrim përgjegjësi për ta rritur ekonominë, si dhe vendin ta integrojmë në familjen e madhe evropiane”, theksoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë