Loading…

Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut

  • 09/12/2018 | 19:10

Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në New York asamblistin shqiptar të këtij qyteti, Mark Gjonaj.


Kryeparlamentari Veseli e cilësoi asamblistin Gjonaj njërin prej shumë tregimeve të suksesshme të shqiptarëve në Amerikë. Ai tha se z. Gjonaj është shembulli më i mirë e integrimit të shqiptarëve në jetën amerikane dhe depërtimit në institucionet vendimmarëse, kjo, falë arsimimit, punës dhe angazhimit, por edhe mundësive që u jep SHBA-ja të gjithë qytetetarëve të saj.

“Shqiptarët në Amerikë kanë qenë ata që me punën e tyre në shumë fusha, kanë forcuar lidhjet tona me SHBA-të. Diaspora jonë ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kryesore të ecjes tonë si komb. Ne duhet t’u ofrojmë mundësi e mbështetje që ata të forcohen edhe më shumë, të vijnë e të investojnë në vendet tona”, tha kryeparamentari Veseli.

Asamblisti Mark Gjonaj, nga ana e tij, e njohu kryeparlementarin Veseli për punën dhe angazhimet e tij në jetën publike në New York, si dhe aspiratat e tij në të ardhmen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë