Loading…

Veseli takoi dhjetëra të rinj që iu bashkuan PDK’së

  • 18/11/2018 | 19:47

Veseli takoi dhjetëra të rinj që iu bashkuan PDK’së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot dhjetëra të rinj të cilët i janë bashkuar kësaj partie.

Ai ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë t’i japë rinisë rol të madh në drejtimin e vendit.

“Dhjetëra të rinj e të reja iu bashkuan sot Partisë Demokratike të Kosovës. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ta dhe jam shumë i lumtur kur shoh dëshirën e tyre qe të marrin përgjegjësi. Krenar, po ashtu, me rininë që ndjek qëllimet e veta dhe nuk dorëzohet. Dekada e Re është platforma e të gjithëve, për të sjellë ndryshime të mëdha në vend, për t’i dhënë rinisë edhe më shumë rol”, ka shkruar Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë