Loading…

Veseli takohet me Mogherinin për vizat

  • 20/11/2018 | 19:43

Veseli takohet me Mogherinin për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me përfaqësuesen e lartë të BE, Federica Mogherini, ku është biseduar edhe për vizat.


Sipas një njoftimi për media nga Kuvendi, Veseli sot në Bruksel është pritur në një takim nga Mogherini me të cilën ka biseduar edhe për zbatimin e MSA-së.

“Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave dhe tani pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian dhe votimit në Parlamentin Evropian, pret vendimmarrje pozitive brenda këtij viti nga ana e Këshillit të Ministrave të BE-së. Ai vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në BE është objektiv nacional i Kosovës dhe përbën konsensusin politik të të gjithë spektrit politik në Kosovë. Kryeparlamentari Veseli falënderoi znj. Mogherini për përkrahjen e vazhdueshme që ajo i ka dhënë perspektivës evropiane të Kosovës, zhvillimit të demokracisë dhe forcimit të bashkëpunimit midis vendeve të rajonit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Veseli konfirmoi qëndrimin institucional të Kosovës për të zgjidhur me dialog çështjet e hapura me të gjithë fqinjët e saj, në mënyrë të veçantë me Serbinë, ndërsa shfaqi bindjen se dialogu midis dy shteteve do të përmbyllet me njohjen reciproke të tyre.

Nga ana tjetër, Mogherini theksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur Kosovën në rrugën evropiane, forcimin e kapaciteteve të brendshme dhe për të lehtësuar dialogun me fqinjët.​

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë