Loading…

Veseli takohet me Hahn: Vendimi për heqjen e vizave nuk duhet të shtyhet

  • 03/12/2018 | 17:12

Veseli takohet me Hahn: Vendimi për heqjen e vizave nuk duhet të shtyhet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, dialogun me Serbinë si dhe reformat që Kosova po bën në shumë fusha.

Kryetari Veseli falënderoi Komisionerin Hahn për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës presin që BE-ja të jetë unike sa i përket heqjes së vizave, pasi tashmë çdo kriter është plotësuar.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se është e padrejtë për qytetarët e Kosovës që edhe pas plotësimit të kritereve të kërkuara, të mbesin të vetmit të izoluar në Ballkan.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kryetari Veseli theksoi se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje finale që do të zgjidhë një herë e përgjithmonë të gjitha çështjet e hapura e në të njëjtën kohë i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, OKB, NATO dhe organizata të tjera.

Në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, Kryeparlamentari Veseli e njoftoi Komisionerin se Kuvendi i Kosovës do të miratojë ligjet për këtë, me 14 dhjetor. Ai theksoi se ky vendim do të jetë një hap i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Ballkan, duke forcuar po ashtu partneritetin me NATO-n./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë