Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Ramiz Kelmendi. Kelmendi ndërroi jetë sonte në moshën 86-vjeçare.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit. Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës”, ka shkruar Veseli, transmeton gazetametro.net.
Do t’i mbaj të paharrueshme takimet që kisha me të në kohë dhe rrethana të ndryshme. Transmetonte aq shumë energji, shpresë dhe inspirim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook. /gazetametro.net.