Loading…

Veseli shkon me tren në Drenas

  • 25/11/2016 | 18:32

Veseli shkon me tren në Drenas

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së, sot ka shkuar me tren në Drenas.

Gjatë këtij udhëtimi, Veseli ka bashkëbiseduar me udhëtarët e trenit për rëndësinë e transportit hekurudhor dhe për investimet që do të bëhen në tre vitet e ardhshme.

Pas rregullimit të infrastrukturës rrugore, Veseli ka thënë se e kanë radhën hekurudhat.

“Në tre vitet e ardhshme do të investohen rreth 208 milionë euro në sistemin hekurudhor”, ka thënë Veseli.

Rajoni i Drenasit dhe Drenicës do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga rehabilitimi gjeneral i hekurudhës Fushë Kosovë-Klinë-Pejë, ka thënë Veseli, si dhe nga modernizimi në drejtim të Prizrenit, transmeton lajmi.net

Gjithashtu, jetësimi i projektit të linjës hekurudhore Kërçovë-Strugë që po ndodh në Maqedoni, sipas kryeparlamentari Veseli, do t’i lidh hekurudhat e Kosovës edhe me ato të Republikës së Shqipërisë dhe portet e Durrësit dhe Vlorës.

“Kjo do të thotë që Kosova do të bëhet një nyje e rëndësishme lidhëse e transportit për rajonin, duke shtuar kështu edhe potencialin për turizmin tranzit”, ka thënë Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë