Loading…

Veseli shijon burekun e Prishtinës (Foto)

  • 23/05/2017 | 12:45

Veseli shijon burekun e Prishtinës (Foto)

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka qëndruar sot në njërën nga furrat e kryeqytetit ku ka ngrënë një byrek.


Ai nëpërmes një postimi në Facebook ka lavdëruar pronarët e kësaj furre, për të cilët tha se kanë filluar me një shitore të vogël ku tash kanë një furrë me mbi 30 persona në staf.

‘Tek ne thonë “kazma në dorë, buka në gojë”. Hëngra burek me pronarët, Adelinën dhe Agimin, dhe punëtorët e një furre të mirë prishtinase. Kanë filluar me një shitore të vogël, kurse furra “Tanore” sot punëson mbi 30 persona dhe ushqen gjysmën e qytetit. U pajtuam se Kosova ka nevojë për një Fillim të Ri, vendime të mëdha dhe të ndershme’, ka shkruar Veseli.

Ndërkohë, Veseli ritheksoi se thelbi i platformës “Fillimi i Ri” do të jetë fuqizimi i bizneseve kosovare, fuqizimi i grave dhe të rinjve, por edhe integrimi i plotë euro-atlantik i vendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë