Loading…

Veseli: S’do ketë mure e trena të Serbisë në Mitrovicë (Video)

  • 07/06/2017 | 11:13

Veseli: S’do ketë mure e trena të Serbisë në Mitrovicë (Video)

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Mitrovica do të jetë një dhe e bashkuar, si dhe s’do të ketë jug e veri.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se s’do të ketë mure e trena të Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Do ta fuqizojmë Mitrovicën, që ta shohim nga lind dielli dhe nga perëndon. Të jetë një Mitrovicë e bashkuar. Jo jug e veri. Fillimi i Ri nënkupton që nuk ka mure në Republikën e Kosovës, nuk ka trena të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ka marrë fund Serbia më 12 qershor. Kurrë më nuk do të kthehet! #FillimiRi”, ka shkruar Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë