Loading…

Sapo ta procedojë Qeveria demarkacionin, e sjellim në Kuvend

  • 23/02/2017 | 10:40

Sapo ta procedojë Qeveria demarkacionin, e sjellim në Kuvend

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka bërë të ditur që sapo Qeveria ta procedojë marrëveshjen për Demarkacionin, ajo do të sillet në seancë për votim.


Sipas tij, Demarkacioni duhet të kalojë në Kuvend sa më shpejt, pasi kjo është në interes të Kosovës.

‘Duhet t’i votojmë ata kufij që i kemi, e nuk duhet të kthehemi në tragjedi, pasi edhe po të kthehemi nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë’, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, ai ka kërkuar nga deputetët që sapo të vie demarkacioni në Kuvend ta votojnë, në mënyrë që të mos e vonojnë progresin e Kosovës. Siç thotë ai, këtë e kanë kërkuar edhe aleatët e Kosovës me mesazhe të qarta.

‘Të ecim përpara. Kosova ka nevojë për aleatë. Ka mesazhe të qarta nga aleatët për të ecur përpara’, ka shtuar ai.

Gjithashtu, i pari i Kuvendit ka folur edhe për takimin me Trumpin. Sipas tij, fakti se është lideri i parë në Ballkan që takohet me Trumpin është nga Kosova,  është ‘një bekim për popullin e Kosovës’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë