Loading…

Veseli qëndroi sot në Drenas e Skënderaj

  • 04/06/2017 | 14:50

Veseli qëndroi sot në Drenas e Skënderaj

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka nisur ditën në Drenas, me të rinjtë e PDK-së.


Pas kësaj, ai ka lëvizur për në Skenderaj. Veseli bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës qëndruan në parqet e këtyre dy qyteteve ku zhvilluan aktivitete të ndryshme.

“Një e diele pune dhe relaksi me Rininë Demokratike të Kosovës (RDK) në Parkun e qytetit në Drenas dhe në Skënderaj, ku ata po mbledhin libra për bibliotekën e qytetit. Në kuadër të organizimit të tyre të quajtur “Ne e duam Kosovën”, të rinjtë e RDK-së po zhvillojnë aktivitete të shumta në 31 komuna; po i pastrojnë parqet, po mbjellin lule, po mbledhin libra, duke dhënë shembull të angazhimit qytetar me interes shoqëror. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli në një postim për këto ngjarje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë