Loading…

Veseli propozon që të dy rezolutat të votohen të përbashkëta

  • 06/09/2018 | 14:54

Veseli propozon që të dy rezolutat të votohen të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka prezantuar para anëtarëve të Kryesisë propozimin e tij për gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështjen e dialogut Kosovë Serbi.


Burime  të lajmi.net, brenda Kryesisë së Kuvendit tregojnë se Veseli propozoi që dy pikat e ngritura, rezoluta e opozitës dhe ekipi negociator i propozuar nga Qeveria të futen në një rezolutë të përbashkët dhe të votohen më një seancë të përbashkët.

“Propozoj që pika e rezolutës së opozitës por edhe propozimi i qeverisë për ekip negociator të përmblidhen në një dokument të përbashkët dhe të votohen më seancë ku do të merrnin pjesë pozita dhe opozita. Kështu do të dilnim të bashkuar si përfaqësues politik dhe kjo do ta forconte pozicionin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Veseli gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. LDK ka dale kundër propozimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë