Loading…

Veseli propozon emrin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë (Dokument)

  • 30/01/2017 | 18:20

Veseli propozon emrin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë (Dokument)

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka adresuar një letër me shkrim  kryeministrt të vendit, Isa Mustafa, që me rastin e 20 vjetorit të rënies së 3 pjesëtarëve të UÇK’së, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës si dhe Hakif Zejnullahut rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë të emërohet në nder të këtyre heronjve si “Rruga e tre heronjve”.


“Duke pasur parasysh këtë kontribut, me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre, ju propozoj që në bazë të kompetencave tuaja si kryeministër i vendit të merrni vendimin që rruga nacioniale Prishtinë – Mitrovicë të mbajë emrin e Zahirit, të Edmondit dhe të Hakifit, “Rruga e tre heronjve”, thuhet në letrën që Veseli i ka dërguar kryeministrit të vendit.

Veseli shtoi se ”në shembullin e tyre të sakrificës, ne dhe gjeneratat e reja që do të vijnë do të gjejnë gjithmonë motivin e lartë patriotik, që të punojnë pandërprerë për forcimin e shtetit”./Gazetametro.net

 

dokta

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë