Loading…
Veseli takon Haradinajn dhe ambasadorin amerikan për taksën
  • 16/01/2019 | 22:03

Veseli takon Haradinajn dhe ambasadorin amerikan për taksën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të takohet me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, për të diskutuar lidhur me taksën.


Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se kryeparlamentari Kadri Veseli do t’i takojë në zyrën e tij ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, për të diskutuar lidhur me taksën.

Takimi, siç ka thënë ai, do të mbahet javën tjetër.

“Ajo çfarë është e rëndësishme tani ka të bëjë me vlerësimin nëse kjo taksë ka ndikim në politikën amerikane në Kosovë. Për këtë arsye, Kryeparlamentari Kadri Veseli është duke u marrë me këtë çështje dhe javën që vjen mund të ketë një takim edhe me Ambasadorin Amerikan dhe Kryeministrin Haradinaj”, është shprehur Ismaili në “Monitor” të RTK-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që menjëherë ta heqë ose pezullojë taksën 100 % të vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, si dhe për të vazhduar me Dialogun Kosovë-Serbi.

Ismaili, po ashtu, ka thënë se duhet gjithnjë të shihet se interesat amerikane në rajon janë interesa të Kosovës.

“Interesat e Kosovës në këtë rast duhet t’i harmonizojmë me interesat amerikane, sepse në të kundërtën rrezikimi i interesave amerikane në Kosovë mund të jetë rrezikim edhe i vetë shtetit të Kosovës”, është shprehur ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë