Loading…

Veseli premton përkrahje për gratë e Mitrovicës

  • 06/10/2017 | 13:49

Veseli premton përkrahje për gratë e Mitrovicës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kandidaten për kryetare të komunës së Mitrovicës nga radhët e kësaj partie, Valdete Idrizi, kanë takuar sot gjatë fushatës në Mitrovicë, gratë sipërmarrëse, mësuese, kryefamiljare, si dhe studentë të kësaj komune.


Veseli tha mes tjerash se gruaja duhet të marr përgjegjësi njëjtë sikurse burri, sepse nuk ka zhvillim dhe perspektivë pa involvimin e gruas në marrjen e përgjegjësive, transmeton gazetametro.net.

“Është ndryshe krejt kur gratë marrin përgjegjësitë. jemi partia e vetme që kandidojmë tre gra për kandidate për kryetare dhe Mitrovica do ta ketë për kryetare një grua”, ka thënë Veseli.

Kandidatja për kryetare Valdete Idrizi, tha se partitë tjera i kanë vetëm fjalë kur flasin për barazinë gjinore.

“Partitë tjera e kanë gojën plotë barazi gjinore ndërsa asnjëra prej tyre nuk e ka një grua për kandidat për kryetar ndërsa PDK po e dëshmon ketë me mua. Këto janë fakte”, theksoi Idrizi.

Veseli dhe Idrizi kanë vizituar poashtu edhe bizneset “Aldi” dhe “Loni Dekor” në fshatin Frashër të Mitrovicës, me ç’rast premtuan se bizneset do të gjejnë tek PDK-ja partnerët dhe aleatët e forcimit dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre ekonomike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë