Loading…

Veseli polemizon me Albulena Haxhiun

  • 23/12/2016 | 22:14

Veseli polemizon me Albulena Haxhiun

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka lexuar një letër të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjatë debatit që po zhvillohet për murin e ndërtuar në Mitrovicë.

Leximi i kësaj letre ka nxit debat mes Albulena Haxhiut në njërën anë e Bekim Haxhiut dhe Kadri Veselit në anën tjetër, ku ky i fundit i kërkoi Haxhiut që të mos e keqpërdor më mirësjelljen e tij për të marrë fjalën.

Deputetja Haxhiu tha se letrën që do ta lexonte është e shkruar nga Agim Bahtiri dhe kjo ka më shumë rëndësi të lexohet pas fjalës së deputetit Bekim Haxhiu.

“Siç e dini qyteti i Mitrovicës që nga paslufta është ndarë në dy pjesë, jugore dhe veriore, si rezultat i represionit të Serbisë”, thotë Bahtiri në letrën e tij, ku siç shkruan ai veriu i Mitrovicës deri në vitin 2000 ka qenë i banuar me shumicë shqiptare, ku në këtë vit nga atje janë dëbuar 1200 shqiptarë, ndërsa bandat kriminale serbe vranë 12 shqiptarë dhe 25 të tjerë u plagosën, përcjell ksp.

Ai ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se në buxhetin për vitin 2017 nuk ka paraparë fonde për kthimin e shqiptarëve në veri të qytetit.

“Qeveria serbe ndan mjete të mëdha për serbët në veriun e Kosovës, si për shëndetësi dhe për ndërtimin e ndërtesave për serbët”, thuhet në letër dhe akuzon Qeverinë e Kosovës se bënë vetëm deklarime për veriun. Përmes letrën po ashtu është akuzuar Qeveria për mungesë të fondeve për investime në Veri, kurse është shkruar edhe se me fondet komunale ka investuar 150.000 euro, ndërsa me 100.000 dollarë ka ndihmuar edhe Bashkia e Tiranës në kohën e Lulëzim Bashës.

Ai flet edhe për ndërtimin e murit, për çka e akuzon Qeverinë e Serbisë dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, që për qellim ka ndarjen e qytetit.

“Kërkojmë nga ju që të miratoni vendimin që duhet të zbatojë Qeveria e Kosovës, që ai mur sa më shpejt të rrëzohet dhe që të kthehet normaliteti”, thuhet në letër.

Nuk ka munguar reagimi i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka akuzuar Agim Bahtirin për takime me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq pa praninë e asnjë zyrtari tjetër komunalë, si dhe për mosshfrytëzim të mjeteve të ndara nga Qeveria për qytetarët shqiptarë të veriut. Ai i ka uruar punën deputetes Haxhiu si “zëdhënëse e Bahtirit”.

“Trego a jeni që të rrënohet muri, apo që ai muri të bëhet shkallë. Trego, se ishe zëdhënëse e Agimit dhe se letrën e ke shkruar ti se ne e dimë gjuhën e z. Bahtiri”, ka thënë ai.

Po ashtu edhe kryeparlamentari Veseli i ka thënë deputetes Haxhiu se ka manipuluar për të marrë fjalën për shkak të gjendjes së saj personale.

“Ke manipuluar moralisht për shkak të gjendjes personale. Agim Bahitirin e thërrasim këtu në seancë. Tjera herë nuk është mirë të abuzoni me mirësjelljen time”, i tha Veseli deputetes Haxhiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë