Loading…

Veseli përgëzon Maqedoninë për miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe

  • 11/01/2018 | 14:09

Veseli përgëzon Maqedoninë për miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veselika përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkombasit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe.


“Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, ka shkruar Veseli në Facebook.

http://gazetametro.org/miratohet-ligji-ne-parlament-gjuha-shqipe-zyrtare-ne-maqedoni/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë