Loading…

Veseli përgëzon 50 mijë vullnetarët e “Let’s Do It Kosova”

  • 24/05/2017 | 17:10

Veseli përgëzon 50 mijë vullnetarët e “Let’s Do It Kosova”

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i ka përgëzuar vullnetarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” për pastrimin e sotëm të mbi 200 deponive ilegale të mbeturinave.


Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se përmirësimi i ambientit do të jetë ndër komponentët kryesorë të Fillimit të Ri për Kosovën.

“Një ambient i shëndoshë e bën një shoqëri të shëndoshë. Është detyrë e të gjithë neve, qytetarëve të Kosovës, ta ruajmë mjedisin tonë. I përgëzoj 50 mijë vullnetarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” që me aksionin e tyre po i pastrojnë sot mbi 200 deponi ilegale të mbeturinave.

Përmirësimi i ambientit do të jetë ndër komponentët kryesorë të Fillimit të Ri për Kosovën. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë