Loading…

Veseli për Mustafën: Me iu jap unë tenderë fëmijëve të mi, s’kisha mund të jem para juve sot këtu

  • 19/09/2019 | 21:48

Veseli për Mustafën: Me iu jap unë tenderë fëmijëve të mi, s’kisha mund të jem para juve sot këtu

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë po t’i jepte tenderë fëmijëve të tij sikurse ish-kryeministri i LDK’së, Isa Mustafa, ai nuk do të mund të dilte para qytetarëve, shkruan Gazeta Metro.

Veseli ka thënë se po t’i jepte fëmijëve të tij tenderë dhe vëllezërit t’i vendoste nëpër borde nuk do të mund të dilte para qytetarëve.

”I kam besuar dhe i kam kërkuar të largohej nga zëvendësministri. E partitë tjera bëjnë shaka duke tentuar të minimizojnë çështjen. Me iu jap unë tenderë fëmijëve të mi, s’kisha mund të jem para juve sot këtu. Me i marrë unë vëllezërit e mi me i sjellë nëpër borde agjensione s’kisha mund të jem këtu. Me mbajtë drejtorë të korruptuar, me aktakuza e plotë fjalën korrupsion në Prizren, jo një dy – tre. Me tendera të improvizuar edhe nga firma me regjistrime të Serbisë. Unë skam ardhë për ta akuzuar askënd, do të flas drejtpërdrejtë për hallet dhe brengat që kanë qytetarëve të mi”.

”Qe një vjet kam nisur reformat brenda PDK-së. Partitë tjera nuk kanë guxim t’i lëvizin njerëzit brenda vetes. Nuk ka qenë as e lehtë për mua. Kam larguar ministra, zëvendësministra, drejtorë agjencish kam kërkuar edhe largim të deputetëve. Unë jam ai që e kam thirrur Agim Çekun 1998 për t’ju bashkuar UÇK-së si një nga ushtarakët më të mirë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë