Loading…

Veseli për deklaratat e Vucicit: Kur të vjen mysafiri në shtëpi, duhet duruar edhe ndonjë fjalë e rëndë

  • 11/09/2018 | 10:07

Veseli për deklaratat e Vucicit: Kur të vjen mysafiri në shtëpi, duhet duruar edhe ndonjë fjalë e rëndë

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk janë shembull i mirë i fqinjësisë dhe si të tilla nuk i bëjnë mirë as popullit serb e as atij të Kosovës.


Veseli ka thënë se deklaratat e Vucicit nuk promovojnë paqe, por ato promovojnë gjëra të tjera, shkruan gazetametro.net.

“Ka qenë veprim i dhimbshëm. Ata vijnë dhe në vend që të promovojnë paqe, promovojnë gjëra të tjera. Mysafiri kur të vjen në shtëpi – duhet duruar edhe ndonjë fjalë e rëndë”, ka thënë Veseli, shkruan gazetametro.net.

Veseli i ka falenderuar Policinë e Kosovës si dhe ka thënë se deklarimi i Vucicit nga Ujmani nuk është dashur të ndodhë.

“Falënderoj forcat që kanë kryer punën e tyre. Deklarimi nga penda nuk është dashur të ndodh. Ne e kemi pritur dhe e kemi përcjellë ashtu siç i ka hije një shteti”, tha Veseli, shkruan gazetametro.net.

Krejt në fund Veseli përsërit prapë se Ujmani do të jetë në Kosovës dhe territorit i shtetit do të jetë i pacenueshëm.

“Ujamni do të jetë në Kosovë. Sovraniteti i shtetit do të jetë i pacenueshëm”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë