Loading…

Veseli: Pensionet do të rriten për 25 përqind

  • 02/06/2017 | 10:53

Veseli: Pensionet do të rriten për 25 përqind

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me pensionistët, ku u tha se do të rriten pensionet.


Kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se po e vazhdojnë nënshkrimin e memorandumeve për të qenë afër të gjitha kategoritë, shkruan gazetametro.net.

Veseli tha se këto janë zotime të cilat do të ndodhin në afatin me të shkurtë të mundshëm.

Sipas tij, brenda tre muajve do të miratojnë stazhin e viteve 90-ta, edhe pse nuk është në këtë memorandum.

Ndërsa, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj tha se po i marrin obligimet që iu takojnë nesër si Qeveri. Haradinaj tha se do të rriten pensionet.

Ndërsa, Shaban Kajtazi tha së kanë besim në këtë lidership dhe koalicion i cili do t’ia kthej dinjitetin pensionistit.

Kajtazi tha se besimi i plotë i pensionistëve është në këtë koalicion.

Veseli tha se pensionet do të rriten për 25% për pensionistët kontributdhënës dhe jokontributdhënës.

Sipas tij, pensioni minimal për pensionistin kontributdhënës do të jetë 200 euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë