Loading…

Veseli: PDK po rritet (Foto)

  • 13/11/2016 | 17:51

Veseli: PDK po rritet (Foto)

Largimi i Hashim Thaçit nga Partia Demokratike e Kosovës për shumëkë është parë si rrezik për zvogëlim të mbështetjes. Por këtë problem duket të mos e ketë pasardhësi i Thaçit, kryetari i tanishëm i PDK-së, Kadri Veseli. Të paktën, ashtu është deklaruar sot në një tubim partiak në Lipjan.

Kadri Veseli

Veseli në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të degës së PDK-së në Lipjan, ka deklaruar se po vazhdon rritja dhe forcohet besimi i qytetarëve anembanë Kosovës në Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj.

Sipas një njoftimi për media, ai ka shpërndarë libraza për më shumë se 100 anëtarë të rinj.Veseli tha se edhe pse nuk jemi në fushatë zgjedhore, mbështetja dhe përkrahja e qytetarëve për PDK-në po rritet dhe dëshmohet në çdo aktivitet.

“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon rritjen e saj dhe po fiton besimin e shumicës së qytetarëve anembanë Kosovës. Kjo mbështetje është obligim dhe përgjegjësi më e madhe për ne. Sot në këtë sallë, ju jeni mbledhë në numër kaq të madh për të mbështetur dhe shpreh besimin për PDK-në edhe pse nuk ndodhemi në fushatë zgjedhore. Kjo tregon dhe është dëshmi se PDK do të jetë edhe më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë