Loading…

Veseli: PDK do të fitojë me 90 përqind në Drenicë (Foto)

  • 27/05/2017 | 18:36

Veseli: PDK do të fitojë me 90 përqind në Drenicë (Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në Skënderaj se fitorja e partisë së tij më 11 qershor do të festohet në Sheshin “Adem Jashari” në Drenicë, ku sipas Veselit partia që drejton do të fitoj mbi 90 përqind të votave.


Veseli tha para qytetarëve në Skënderaj se për t’i dhënë kuptim shtetësisë dhe lirisë tani është koha e zhvillimit ekonomik, koncept ky i Fillimit të Ri.

Kreu i PDK-së Kadri Veseli theksoi se me qeverisjes e PDK-së Kosova ka ndërruar plotësisht, porse tani është koha për konceptin e Fillimit të Ri për ka në fokus përkrahjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik.

“Do të vazhdojmë me fillimin e ri të fuqizojmë shtetësinë tonë, sovranitetin e Kosovës që askush të mos mund ta cenojë, këtë e kemi zotim edhe është amanet i bartur nga mijëra bashkëluftëtarë tanë që kanë rënë në altarin e lirisë. Nga mijë e mijëra bashkëluftëtarë tanë po ashtu që kanë rënë në altarin e lirisë dhe ata që janë ende deri me sot i kemi të pagjetur. Por për të pasur kuptim kjo liri, duhet të kemi zhvillim ekonomik, kjo është ajo që jemi orientuar me konceptin e fillimit të ri. Në mënyrë që të gjitha resurset tona politike lidershipi financiare t’i orientojmë kah zhvillimi ekonomik”, tha Veseli.

Veseli theksoi se do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, derisa për përkrahja për ndërmarrësit do të jetë e pa rezervë në fuqizimin e bizneseve të tyre dhe rritjen e të punësuarve.

Po ashtu, kreu i PDK-së, tha se në qeverinë e re pensionet do të rriten 25 përqind, derisa premtoi edhe rritjen e pagave të të gjitha kategorive.

Në takim me qytetarët e Skënderajt foli edhe gazetarja Arbana Xharra, e cila para një muaji u bë pjesë e PDK-së, ndërsa shpjegoi pse vendosi t’i bashkohet PDK-së.

“I kam parë dy alternativa, njëra që s’ka pasur guxim të marr vendime, një alternativë që i tha Bidenit jo, iu tha zyrtarëve me të lartë amerikan jo, dhe të tjerët që donë të djegin gjithçka, ta përmbysin Kosovën që të marrin në dorë vet, që nuk ta njeh as flamurin, dhe nuk njeh asgjë që është arritur për mbërritë të pavarësia që kemi arritur. Unë i kam besuar këtij njeriu këtu për të nisur një rrugëtim që s’ka me qenë i lehtë për neve, por hapësira që më është premtuar po e ndjej në këtë fillim”, theksoi Xharra.

Ndërsa nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi para qytetarëve të Skenderajt tha se po iu mungon Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe shumë tjerë që janë mësuar t’i presin në Skënderaj, porse sipas tij, fryma e tyre, njerëzit e tyre, bindja e tyre, lufta e tyre, janë me ta.

Kandidati  i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skënderajt Sami Lushtaku, konfirmoj mbështetjen për kreun e PDK-së Kadri Veseli, ashtu siç e ka pasur paraardhësi i tij, Hashim Thaçi.

“Qysh e kemi mbështetur Hashim Thaçin si kryetar të PDK-së, ashtu do ta mbështesim edhe Kadri Veselin si kryetar i PDK-së, si liderin me të votuar në gjithë Kosovën. ndihem shumë i nderuar që jam pjesë e PDK-së dhe mund të jemi pjesë e kandidaturës së PDK-së, dhe familja jonë mbështetë fuqishëm PDK-në dhe fillimit të ri”, u shpreh Lushtaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë