Loading…

Veseli thumbon LDK’në për dilemat e saj rreth formimit të Ushtrisë

  • 25/03/2017 | 11:58

Veseli thumbon LDK’në për dilemat e saj rreth formimit të Ushtrisë

E plotësuar: 

12:10 – Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, nga Konventa e 8’të e partisë ka folur edhe për formimin e Ushtrisë. Ai indirekt i ka dërguar një mesazh partnerit të koalicionit qeverisës, LDK’së, të cilët po shprehen të rezervuar rreth iniciativës së presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK’së në ushtri, shkruan gazetametro.net.

Veseli ka thënë se derisa të tjerët të merren me dilema, PDK do ta bëjë Ushtrinë e Kosovës.

Ai ka thënë se ushtria është fakt i kryer dhe do të bëhet shumë shpejt.

“Shteti i Kosovës nuk është i përhoshem siç po pretendojnë disa brenda dhe jashtë vendit. Ne do ta bëjm ushtrinë dhe s’ka kthim prapa. Një ushtri profesionale, kontributdhënse për siguri në rajon si trashegimtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.”

“Të tjerët le të merren me dilema, por ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës. Do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare dinjitoze e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan gjatë lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të marrë përgjegjësinë që  politikën ta kthejë në shërbim të qytetarëve.

“Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka identitetin e tij të fuqishëm politik dhe ne, Partia Demokratike e Kosovës, garantojmë pacenueshmërinë e tij. Janë njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës, ata që kanë meritat më të mëdha për partneritetin e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Bashkimin Evropian dhe gjithë  botën demokratike. Me vizionin tonë, me besimin e marrë nga qytetarët e Kosovës, ne garantojmë thellimin dhe fuqizimin e këtij partneriteti”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë