Loading…

Veseli: Pavarësisht pengesave nga serbët, pavarësia e Kosovës forcoi Ballkanin

  • 17/01/2017 | 14:21

Veseli: Pavarësisht pengesave nga serbët, pavarësia e Kosovës forcoi Ballkanin

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili  është pjesë e konferencës “Com-sult” në Vjenë ka bërë të ditur disa nga takimet e tij atje. Veseli ndër tjerash theksoi se pavarësia e Kosovës e ka bërë më të qëndrueshëm Ballkanin.


“Në Konferencën e “Com-sult” në Vjenë, ku me përfaqësues të shumtë nga shtete të ndryshme të Evropës e më gjerë diskutuam për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pata kënaqësinë të flas për shtetin tonë dhe hapat historikë që kemi shënuar në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm”, tregoi i pari i PDK-së, transmeton gazetametro.net.

veseli-2

“Theksova se pavarësia e Kosovës e ka bërë më të qëndrueshëm stabilitetin në Ballkan dhe se, përkundër shpërthimit të zellit nacionalist të Beogradit për ta penguar shtetin e Kosovës dhe integrimin tonë euro-atlantik, Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm”, vlerësoi ai. /gazetametro.net.

veseli

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë