Loading…

Veseli nis vizitën në Amerikë (Foto)

  • 01/02/2017 | 20:58

Veseli nis vizitën në Amerikë (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlmentari Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, po qëndron në ShBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Në ditën e parë të vizitës, kryetari Veseli ka zhvilluar takim me kongresmenin e Partisë Republikane, Robert Aderholt, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Kosovës.

Në këtë takim, Veseli ka marrë konfirmimin e kongresmenit republikan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e parezervë për Kosovën dhe do të japin mbështetje edhe më të madhe për arritjen e njohjeve të reja.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeparlamentari Veseli do të ketë edhe takime të tjera dhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë