Loading…

Veseli nis turin e ri – tani me ekspertë (Video)

  • 30/03/2017 | 13:22

Veseli nis turin e ri – tani me ekspertë (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për gazetarë ka paralajmëruar një tur të ri me ekspertë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.


Pas turit dëgjimor në mbarë Kosovën, ku Veseli ka dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e qytetarëve dhe ka njohur më mirë nevojat e tyre, Veseli ka thënë se do të veproj dhe do të diskutoj edhe me ekspertë nga e gjithë Kosova dhe me ekspertë ndërkombëtarë, në një turne gjithëkombëtar për zgjidhjen e problemeve me interes të vendit dhe të qytetarëve.


Kadri Veseli në konferencë by gazetametro

“Do t’i dëgjoj nga afër idetë e qytetarëve dhe idetë e ekspertëve, që të mund të ndërtojmë një plan serioz që i adreson këto shqetësime”, ka thënë Veseli, përcjell gazetametro.net

Ai ka treguar se ka dëgjuar të rinjtë në Prizren, studentët në Gjilan, minatorët në Mitrovicë, vreshtarët në Rahovec, ndërmarrësit në Ferizaj, nxënësit e shkollës profesionale në Skënderaj, arsimtarët në Prishtinë, pensionistët në Gjakovë, zyrtarët e sigurisë në Vushtrri, krenarinë tonë – kadetët e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, e mijëra e mijëra qytetarë të tjerë nga çdo shtresë e shoqërisë.

17670595_10212501132627649_1906904270_o

“Kam dëgjuar për sfidat me të cilat ata përballen dhe për idetë që ata kanë për ta çuar vendin tonë përpara. Mijëra njerëz iu bashkuan turit tim dëgjimor – burra dhe gra, gjimnazistë dhe pensionistë, fermerë dhe punëtorë fabrikash, mjekë dhe mësues – patriotët e mëdhenj të Kosovës të cilët kujdesen jashtëzakonisht për vendin tonë. Më lejoni t’ju them se qytetarët e Kosovës kanë ide të mrekullueshme, por kanë edhe shqetësime të mëdha”, ka thënë Veseli.

Para se gjithash, i pari i PDK-së ka thënë se qytetarët mendojnë se politika dhe politikanët, më shumë sesa të merren me problemet e qytetarëve tanë, po merren me problemet e njëri-tjetrit.

“Në vend se të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, politikanët janë duke u krijuar probleme të reja qytetarëve dhe vendit. Kjo sjellje duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë