Loading…

Veseli ngushëllon familjet e viktimave për sulmin në SHBA

  • 28/10/2018 | 14:33

Veseli ngushëllon familjet e viktimave për sulmin në SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e 11 viktimave që u vranë në një sinagogë në Pittsburgh të Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I pikëlluar me lajmin për vdekjet në sulmin në Pittsburgh. Ngushëllime familjeve të viktimave. Nuk kemi dyshim se miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta tejkalojnë këtë tragjedi. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në Twitter.

Ndryshe, sot mediat ndërkombëtare kanë raportuar për ngritjen e një aktakuze ndaj personit të dyshuar, i cili tani rrezikon burgim të përjetshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë