Loading…

Veseli: Ngritni aktakuza për politikanë të profilit të lartë, ka shumë të korruptuar

  • 18/04/2019 | 10:25

Veseli: Ngritni aktakuza për politikanë të profilit të lartë, ka shumë të korruptuar

Kadri Veseli, ka kërkuar nga prokurorët që të ngrisin aktakuza për politikanë e profilit të lartë.


Veseli në konferencën për drejtësinë komerciale, në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, shtoi se njerëzit e gjyqësorit kanë kapacitet dhe guximin të bëhen heronj të vendit duke mos kursyer askënd pa marrë parasysh pozitën e tij.

“Situata në Kosovë është shumë e thjeshtë ka të bëjë me komplekset që na i krijojmë vetes. Kosova ka resurse që t’i mbajë qytetarët e vet të jetojnë në Kosovës. Një strategji e mirëfilltë ekonomike e mundëson këtë”.

“Me nivelin e lartë të korrupsionit po e dëmtojnë vetveten, familjet tona, shtetin dhe perspektivën. Ndërkombëtarët shkojnë dhe vijë e falsin, ne mundemi me ndal edhe vet”.

“Që nga politikanët që ka boll të korruptuar, që flasin mas shumti. Besoj që sistemi gjyqësor dhe me kapacitet që ka, mundësin dhe guxim mund të bëhen heronj e të ngrisin aktakuza për njerëz të profilit të larët politik”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë