Loading…

Veseli: Pasuria e Kosovës nuk do të mbetet në zgafella

  • 01/11/2016 | 16:52

Veseli: Pasuria e Kosovës nuk do të mbetet në zgafella

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në hollin e Kuvendit, bëri hapjen e ekspozitës “Kristalet e Trepçës”, në të cilën janë ekspozuar minerale të ndryshëm të nxjerrë nga nëntoka e Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë edhe studentë të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ditën e sotme, kryetari Veseli e konsideroi të jashtëzakonshme. Ai tha se tani të gjithë ndihen të lehtësuar, pasi që një gjigant ekonomik dhe krenari e Kosovës, siç është Trepça, tanimë e ka të sigurtë rrugëtimin dhe transformimit e vet, duke u vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.

Kreu i Kuvendit tha se që nga dita e nesërme, kur hyn në fuqi Ligji për Trepçën, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafella, por do të jetë pjesë e të mirave materiale, në shfrytëzim të qytetarëve tanë.

“Kosova është jashtëzakonisht e pasur. Pasurinë më të madhe e ka rininë, resursin human të saj. Rinia është ari dhe diamanti i Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, Kosova ka resurse të pasura natyrale, të cilat, me forcën e mendjes, duhet të vihen në zhvillim të vendit tonë. Pikërisht ky është edhe mesazhi i kësaj ekspozite në mjediset e Kuvendit”, theksoi kryetari Veseli.

Image

Image

Image

Image

Image

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë