Loading…

Veseli nga afër urës së Ibrit: Mitrovica zemra e Kosovës

  • 02/09/2018 | 13:26

Veseli nga afër urës së Ibrit: Mitrovica zemra e Kosovës

Në një debat në Mitrovicë që po mbahet buzë lumit Ibër, per fazen finale të dialogut, e ku po marrin pjesë intelektualë e qytetarë nga kjo komunë, kryetari i PDK-së ka perseritur se Mitrovica do të jetë përherë e Kosovës dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e asnjë pazari.


“Ndoshta ju ka ra rasti kohëve të fundit të dëgjoni zëra të ndryshëm  që flasin se si Mitrovica mund të jetë pjesë e pazarave për këmbim territoresh me Serbinë.

Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës e as Kosovës. Nuk e njohin Mitrovicen, nuk e duan ose aq shume e njohin e e duan vetem per interesa te tyre te kufizuara jo ne interes te Mitrovices, as Mitrovicaseve! Janë zëra që nxisin panikë tek qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave antiKosovë. Jane zera prorus, jane zera proserb, te mbushur plot patriozitëm

Këta zëra armiqësor duhet të ndeshen me vendosmërinë tonë të plotë. Mitrovica kurrë, ama, bash kurrë nuk do të preket.

Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë ka për të mbetur zemra dhe krenaria e Kosovës” ka thënë ai. Ai tha se ka ardhur për të takuar qytetarë të Mirrovicës per të treguar edhe njëherë vendosmerinë e tij se shteti i Kosovës do te mbrohet dhe zhvillohet me vepra dhe jo më fjalë e genjeshtra.

Veseli ka permendur se në këtë qytet do te ketë investime të mëdha. Në këtë drejtim ai ka permendur një projekt të ideuar nga ai e qe parasheh investime në të dy anet e Ibrit. Ky projekt parasheh ndertime të larta banimi dhe biznesore e kulturore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë