I pari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, është duke qëndruar në Shqipëri dhe atje po zhvillon takime të ndryshme me liderë të vendit.
Para pak minutash ai ka lajmëruar se gjatë ditës së sotme është takuar me homologun e tij Ilir Meta, me të cilin thotë se ka nisur takimet e ditës së sotme.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Veseli bënë me dije se me kryeparlamentarin Ilir Meta, ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dy vende që i kanë sjellë stabilitet rajonit. /gazetametro.net