Loading…

Veseli: Në Prizren do ta shpallim fitoren e Fillimit të Ri

  • 09/06/2017 | 18:40

Veseli: Në Prizren do ta shpallim fitoren e Fillimit të Ri

Bartësi i Listës në koalicionin PDK-AAK-Nisma, dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e mbylli sot fushatën në Prizren ku qytetarëve të këtij vendi iu tha se fitoren e zgjedhjeve do ta shpallë në Prizren.


“Në Prizren do ta shpallim fitoren e Fillimit të Ri”, tha Veseli.

Veseli po ashtu iu premtoi se Prizreni do të jetë prioritet nacional.

Më pas, ai vijoi me një varg premtimesh për fuqizim të sovranitetit, ekonomisë, gruas dhe rinisë si dhe për ruajtjen e flamurit kombëtar dhe shtetëror.

“Asgjë nuk ka më të shtrenjtë se ëndrra jonë e ideali jonë për liri”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

Veseli tha se demokracia nuk do të mund të arrihej pa rënien e dëshmorëve tanë dhe kërkoi nga të pranishmit që të mendojnë mirë se kush do ta udhëheqë Kosovën duke iu qëndruar përballë sfidave të katër vjetëve, dhe sfidës së një agresori që tenton të rikthehet në Kosovë.

“Kush mund t’i qëndrojë më mirë përballë një koalicioni që e ka thyer në rruazë më 11 qershor 1999 Serbinë?”

Tutje, ai ftoi qytetarët e Kosovës që të mendojnë për veten, për zhvillim ekonomik dhe të mendojnë se Kosova ka nevojë për miq e partnerë.

“Nuk do të ketë asnjë prizrenas që nuk do të përkrahet me prioritet nacional”, tha Veseli.

Ai premtoi se Fillimi i Ri do të jetë përkrahje e fuqishme dhe transformim i Prizrenit që do të bëhet më i vizituari.

Veseli për fund, u shpreh i bindur se kjo do të jetë fitorja më e thellë që e ka pasur Partia Demokratike e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë