Loading…

Veseli në Kamenicë: Ne nuk ua mbyllim shkollat, por ua përmirësojmë jetesën qytetarëve

  • 22/09/2019 | 17:42

Veseli në Kamenicë: Ne nuk ua mbyllim shkollat, por ua përmirësojmë jetesën qytetarëve

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar qytetarët të Roganës dhe Koretinit të Kamenicës, transmeton Gazeta Metro.

Veseli ka thënë se qeveria e tij do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare për ta zhvilluar jetën e tyre atje.

Ai ka thënë se në fokus e kanë gjithmonë qytetarin, kudo që ai jeton, për t’ia përmirësuar jetesën dhe ngritur mirëqenien, jo për t’ia vështirësuar jetën me mbyllje të shkollave.

“Në Roganë dhe Koretin të Kamenicës, me banorët e këtyre fshatrave, biseduam për programin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës. Në fokusin tonë është gjithmonë qytetari, kudo që ai jeton, për t’ia përmirësuar jetesën dhe ngritur mirëqenien, jo për t’ia vështirësuar jetën me mbyllje të shkollave.
Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare për ta zhvilluar jetën e tyre atje. Jetësimi i programit tonë garanton mundësi të shumta për rininë, vende të reja të punës dhe perspektivë më të madhe për vendin tonë”, ka shkruar Veseli./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë